DURRËS, 24 qershor 2013 – Deri në orën 23:26 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 175 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 32 464 vota (52.7 për qind të totalit), ku PS-ja ka 24 409 vota dhe LSI-ja 4 888 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 27 122 vota (44 për qind të totalit), ku PD-ja ka 19 524 vota, PR-ja 4 4800 vota; PDIU-ja 1 964 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është: 5 342 vota më tepër, në favor të “Rilindjes”.
Diferenca midis PS-së, që deri tani ka marrë 40 për qind dhe PD-së me 32 për qind, është 4 885 vota më shumë e para.
Ndryshimi midis kunetërve Duka-Koka ka pësuar një ndryshim në anë të kundërt, kryeson Koka me një diferencë prej 408 votash
FRD-ja ka marrë 1 693 vota, kurse Aleanca Kuqezi 325 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





