KRUJE, 24 qershor 2013 – Mesditën e sotme rreth orës 13.40, gjatë kohës kur shtetasi i kërkuar Lorenc Shota, i moshës 23 vjeç, banues në fshatin Bilaj në Krujë, i siguruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë i ka kërkuar punonjësit të Policisë që ishte në shërbim që t’a dërgonte në tualet, pasi ka dalë prej tij dhe po shoqërohej nga ky punonjës policie drejt dhomës së izolimit, me forcë ka mundur të largohet nga këto ambiente.

Në ndjekje të tij është vendosur punonjësi i shërbimit me iniciale A.D., 58 vjeç, i cili ka qëlluar dy herë me armën e tij të shërbimit, dhe në ndjekje e sipër është penguar dhe vetëplagosur me armë në kofshë.

Aktualisht punonjësi i Policisë  po trajtohet ne Spitalin Ushtarak Tiranë.

Nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Shota dhe po punohet për rikapjen e tij.