DURRËS, 24 qershor 2013 –Deri në orën 21:05 në qarkun e Durrësit ishin numëruar  135 kuti votimi nga 444 gjithsej.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 25 032 vota (53.1 për qind të totalit), ku PS-ja ka 18 788 vota dhe LSI-ja 3 689 vota.

Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 20 692 vota (43.8 për qind të totalit), ku PD-ja ka 14 615 vota, PR-ja 3 700 vota; PDIU-ja 1 499 vota.

Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është zbutur: 4 340 vota më tepër, në favor të “Rilindjes”.

Diferenca midis PS-së, që deri tani ka marrë 40 për qind dhe PD-së me 31 për qind, është 4 173 vota më shumë e para.

Ndryshimi midis kunetërve Duka-Koka ka zbritur shumë, deri në 11 vota më shumë, që ka ish-socialisti.

FRD-ja ka marrë 1 173 vota, kurse Aleanca Kuqezi 259 vota.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/