DURRËS, 24 qershor 2013 –Deri në orën 15:37 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 93 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 17 439 vota, ku PS-ja ka 13 388 vota dhe LSI-ja 2 533 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 14 638 vota, ku PD-ja ka 10 134 vota, PR-ja 2 724 vota; PDIU-ja 1 158 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 3 801 vota, në të mirë të “mavi”-së.
Diferenca midis PS-së dhe PD-së është 3 254 vota më shumë e para.
Ndryshimi midis kunetërve Duka-Koka është 191 më shumë ish-socialisti.
FRD-ja ka marrë 773 vota, kurse Aleanca Kuqezi 174 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





