TIRANE, 24 qershor 2013 – Ndërsa në Shqipëri nuk ka përfunduar ende procesi i numërimit, Partitë Socialiste Europiane japin mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste dhe kreut të saj Edi Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala ka mbërritur sot rreth orës 14:30 në selinë rozë ku është takuar me kreun e PS-së Edi Rama.
Takimi me kreun e PS-së, zhvillohet pas shpalljes së fitores nga ana e kryesocialistit Rama.
Sipas PS-së, Ajala do të qëndrojë për disa ditë në Tiranë për të mbështetur Partinë Socialiste.





