· Katastrofë e PD-së, përballë PS-së është me diferencë më të thellë se koalicioni – me 3450 vota më pak
· FRD-ja zhgënjyese, vetëm 725 vota
· Komuniteti çam i “heq” PD-së për veten 1 110 vota
· Rivaliteti mes kunetërve: Duka është 103 vota mbi Kokën, garë intriguese deri në kutinë e fundit se kush do të dalë deputet – të dy, njëri apo asnjëri!
DURRËS, 24 qershor 2013 – Deri në orën 14:33 në 7 KZAZ-et e qarkut të Durrësit janë numëruar 86 kuti nga 444 gjithsej.
Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka siguruar gjithsej 16 500 vota, ku PS-ja ka 12 790 dhe LSI-ja 2 441 vota.
Koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar gjithsej 13 584 vota, ku PD-ja ka vetëm 9 340 vota, PR-ja ka 2 544 dhe PDIU-ja 1 110 vota.
Dhe pse priteshin rezultate të larta, FRD-ja ka siguruar vetëm 725 vota, kurse Aleanca Kuq e Zi vetëm 164.
Vërehet se e majta ka marrë 3 016 vota më shumë se e djathta.
Por mund të shënohet se dy subjektet udhëheqëse kanë një ndryshim interesant: vet PS-ja është në epërsi me 3 450 vota ndaj PD-së, dhe këtu për blutë nuk ka ndikuar FRD-ja, që për vete ka marrë vetëm 725 vota.
Mund të besohet se ka ndikuar partia e komunitetit çam, që dikur votonte për PD-në, tani PDIU-ja i ka marrë për vete 1 110 vota.
Si koalicion i djathtë kandidimi i ish-socialist Agron Duka për PR-në, ka shkëputur kryesisht nga elektorati rozë 2 544 vota, përfshirë 1 213 vota të marrë në qytetin e Shijakut.
Në rivalitetin mes kunetërish, Agron Duka dhe Lefter Koka, i pari është në epërsi prej 103 votash.
Kjo garë mbetet intriguese deri në kutinë e fundit se kush do të dalë deputet: të dy, njëri apo asnjëri!
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





