· Përfundon votimi në Shijak: e majta në epërsi, rrezikohet seriozisht mandati i Dukës së PR-së
· Blend Klosi: Synojmë mandatin e tetë nga 13 gjithsej
DURRËS, 24 qershor 2013 –Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 13 dhe 28 minuta, në 79 kutitë e numëruara nga 444 gjithsej, koalicioni i “Rilindjes” ka marrë 14 415 vota (52 për qind), ai i Mirëqenies 12 447 vota (44 për qind), Aleanca Kuq e Zi 130 vota (0.47 për qind), Fryma e Re Demokratike 708 vota (2.55 për qind).
Siç duket, e majta ka një diferencë prej 1 968 votash.
Sipas kryetarit të shtabit elektoral për qarkun e Durrësit, sekretari i PSSH, kryesuesi i listës “mavi”, Blend Klosi, këto rezultate paraprake flasin për një trend që e majta të marrë 7 nga 13 mandate gjithsej, duke synuar për të tetin.
Klosi foli dhe për fitoren e së majtës në bashkinë e Shijakut, duke rrezikuar seriozisht mandatin e Agron Dukës për PR-në, që pret rezultatet në shkallë qarku.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





