DURRËS, 24 qershor 2013 – Policia e Durrësit ditën e djeshme më datë 23.06.2013 ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit me iniciale F.B., 31 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.

Sipas policisë së Durrësit, ky shtetas ditën e diel dyshohet të ketë penguar disa shtetas për të shkuar për të votuar.

Vepra penale parashikohet nga neni 329 i Kodit Penal, kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Materialet hetimore të mbledhura nga ana e policisë i janë përcjellur Prokurorisë Rrethit Durrës.