DURRES, 23 qershor 2013 – Mbrëmjen e sotme, rreth orës 18.30, në segmentin rrugor Tirane-Durrës, pikërisht në fshatin Romanat, ka ndodhur një aksident rrugor ku si pasojë e daljes nga rruga e mjetit pa targa, Volkvalgen tip “Golf 2” drejtuar nga shtetasi M.Troplini, i moshës 51 vjeç, ka mbetur i plagosur vetë drejtuesi i mjetit si dhe një këmbësor, shtetasi S.Troplini, 59-vjeç.
Sipas policisë së Durrësit, dy të dëmtuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesi i mjetit M.Troplini, 51 vjeç po mjekohet pranë Spitalit të Durrësit.
Këmbësori i dëmtuar S.Troplini, 59 vjeë, u dergua në Spitalin Ushtarak Tiranë për ndihmë mjekësore.
e qytetit të Durrësit dhe më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon kryerjen e veprimeve të para.
Mbi shtetasin M. Troplini rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”.
/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





