DURRËS, 24 qershor 2013 –Procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 25, është ndërprerë në orën 11:40 minuta, për shkak të lodhjes, duke rinisur rreth orës 12:40 minuta; ku deri ora 12:00 ka përfunduar 27 për qind e numërimit.
Ndërsa në 7 KZAZ-ët e Qarkut Durrës ka përfunduar numërimi për 72 kuti. Azhornimi i orës 11:40 minuta: për koalicionin e majtë 11 mijë e 111 vota, kundrejt 9 mijë 763 vota të koalicionit të djathtë, me një diferencë votash prej 1 348 vota diferencë.
Lëvizja Socialiste për Integrim në 7 KZAZ numëron 1 mijë 967, ndërsa partia republikane 1 mijë 542.
Ndërkohë, burime nga PS-ja në TV A1 Report azhornojnë të tjera rezultate në orën 11:43: e majta merr 14 565 vota (53.2 për qind të totalit), kurse e djathta 12 025 vota (43.9 për qind të totalit).
Diferenca është me 2 540 vota në të mirë të “Rilindjes”.
/e. a. & th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





