DURRËS, 24 qershor 2013 – Deri në orën 11:00, në qarkun e Durrësit, nga 444 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 60 kuti.

Nga numërimi, del se koalicioni i majtë ka siguruar 10 639 vota, koalicioni i djathtë 9 000 vota, me një diferencë prej 1639 votash në epërsi të  së majtës. 

Brenda dy koalicioneve,  LSI-ja ka marrë 1663 vota, kurse Partia Republikane, për meritë të ish-socialistit Agron Duka, ka marrë 1440 vota.   

/e.a. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/