DURRËS, 24 qershor 2013 – Deri në orën 10:44, sipas të dhënave të TV A1 Report, e majta shënon rritje në raport me zgjedhjet e vitit 2009 me 14 për qind, kurse e djathta bie me 5,9 për qind.
Koalicioni i majtë (Aleanca për Shqipërinë Europiane – ASHE) ka marrë 9 328 vota (52.2 për qind).
Koalicioni i djathtë (Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim APMI) ka marrë 8 289 vota (44,9 për qind).
Aleanca Kuqezi ka marrë 289 vota.
Fryma e Re Demokratike ka marrë 456 vota.
Nëse do të ruhej ky raport në përqindje deri në kutinë e fundit, në 13 mandatet që jep qarku i Durrësit, ASHE-ja (e majta) merr 7 vende në parlament, nga 6 të tilla në zgjedhjet e 2009, kurse APMI-ja (e djathta) merr 6 të tilla nga 7 më 2009-ën.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





