DURRËS, 24 qershor 2013 – Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit ka filluar përgjithësisht në orët e para të ditës së sotme.

KZAZ-ja nr. 22 është hapur rreh orës 2 të mëngjesit, ndërsa 6 të tjerat rreth orës 3 të mëngjesit.

Deri në orën 10:00 paradite puna vijon në 6 nga 7 KZAZ që ka qarku i Durrësit.

Në KZAZ-ën numër 19 në Krujë është pezulluar procesi i numërimit pas hapjes së 5 kutive, për shkak se grupet e numërimit kanë kërkuar disa orë pushim.

Puna në këtë KZAZ pritet të fillojë rreth orës 11:00.

Ndërkohë në gjashtë KZAZ-ët e tjera procesi i numërimit të votave vijon normalisht edhe pse me ritme të ngadalta.

Nga 444 qendra votimi në total, deri ora 10:00 paradite janë numëruar 52 kuti.

Koalicioni i majtë deri më tani numëron 9835 vota, koalicioni i djathtë 8454 vota, me një diferencë votash prej 1381 në avantazh të koalicionit të majtë.

Ndërkaq forca politike e LSI-së ka marrë 1300 vota, ndërsa Partia Republikane 1400 vota.

/e. a. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/