Tirane 23 Qershor 2013 – Një pakujdesi në veshje e lëvizje e ka kthyer këngëtaren Genta Ismajli në ‘prenë’ më të mirë për fotografët. Këngëtarja energjike, e cila së fundmi është bërë pjesë e fushatës së Partisë Demokratike, në ndalesën e radhës (Shkodër) ka ekspozuar më shumë se ç’duhet nga pjesët e saj intime. Një këmbë e ngritur lart në funksion të koreografisë që vetëm Genta di ta bëjë dhe fap, “zogu” del në shesh… Ne besojmë që këngëtarja Ismajli nuk e ka kuptuar këtë gjë, sepse në të kundërt nuk do ta kishte vazhduar performancën me të njëjtin ritëm. Por ja që “Bluetooth”-it nuk i shpëtojnë këto detaje, duke i ardhur në ndihmë edhe Gentës me një këshillë mjaft efikase: Herë tjetër ose merri masat mirë, ose mos kërce kaq shumë në skenë. Ylli i Kosovës pritet që të nxjerrë shumë shpejt një këngë të re, të cilës po i xhiron edhe videoklipin aktualisht… Jeta private e këngëtares ka qenë gjithashtu në fokus këto muaj. Megjithëse ajo ka deklaruar që është singëll, gjithmonë e më shumë në Tiranë po flitet lidhja me një gazetar nga Kosova, Granit Miftari.
Genta Ismajli nxjerr “zogun” në shesh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbyllet dita e 91-të e protestës, qytetarët: Nesër më shumë!
Demenca me trupat e Levit: 5 shenja të hershme që nuk duhen neglizhuar
UEFA Women’s Champions League 2026–27/ Emanuela Rusta drejton PSG- Eintracht
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar katër helikopterë, 5 vatra janë aktive





