TIRANE, 23 qershor 2013 – Kompania italiane IPR Marketing sapo ka dhënë rezultatet e sondazhit të tretë të përditësuar, që është dhe sondazhi i fundit, i kompletuar. Shifrat nuk kanë ndryshime esenciale nga ai i mëparshëm. Diferenca mes të dyjave koalicioneve , mbetet e madhe, mbi 10 pikë. Suprizë mbetet rezultati i lartë i LSI-së. Ky sondazh i jep kësaj partie 7-11%, gjë që është një shifër 2-3 pikë më e lartë edhe se ajo që kjo parti kishte në sondazhet para zgjedhjeve të bëra po nga IPR Marketing.
Janë këto shifra, tok me përqindjen e partive të vogla brenda kolaicionit opozitar që është 2-3 pikë më e lartë se përqindja e partive të vogla të përfshira në koalicionin e PD-së, që e bëjnë fitoren e opozitës në Tiranë më të madhe se sa ajo e pritshme. Opozita, sipas këtij sondazhi, merr 17-18 mandate në kryeqytet, ndërsa maxhoranca merr 14-15 mandate. Mund të marrin nga një mandat, gjithnjë sipas IPR Marketing-ut, edhe FRD-ja e AK-ja.
Nëse numërimi i votave do ta konfirmojë këtë rezultat, kjo kompani (në foto presidenti i saj, Antonio Noto) ka të drejtë të marrë një medalje të madhe, por nëse ndodh e kundërta, atëherë ky sondazh do të komprometonte rëndë imazhin e saj.
Exit-polli për Shqipërinë i IPR Marketing sipas moderatores Ilva Tare në Ora News, ka qënë i vështirë, sepse jashtë Tirane kushtet kanë qenë shumë të vështira. Të dhënat e këtij exit-polli tregojnë që në rang kombëtar, e majta merr 52-56%, e djathta ngelet në 39-43%.
PDIU ka marrë 1.5-3.5%
PS ka marrë 37-41%
AK ka marrë 1-3%
FRD ka marrë 1-5%
PR ka marrë 1-3%
LSI ka marrë 7-11%
PD ka marrë 33-37%





