TIRANE, 23 qershor 2013 – Në konferencën për shtyp, e cila po zhvillohet tani (19:11), Edi Rama u deklaroi mediave dhe mbështetësve se:

Nga të dhënat e marra në rrugë operative, Rilindja fitoi mbi rrënimin.

Ai konfirmoi se sipas këtyre të dhënave është realizuar numri i pritshëm i mandateve për Aleancën për Shqipërinë Evropiane.

Ai i kujtoi KQZ dhe komisionerëve të QC-ve se ligji është i qartë se kur duhe mbyllur qendrat e votimit, dhe se do mund të vazhdojnë të votojnë vetëm ata votues që janë në rradhë.

Ai bëri thirrje që kutitë të shkojnë të paprekura në qendrat e numërimit, sipas përcaktimeve të ligjit.