TIRANË 23 Qershor 2013 – Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka vlerësuar procesin e votimit, sipas tij me arritje të mëdha, ka falenderuar komisionerët për punën e mirë, ka shprehur bindje per fitore te shkelqyer dhe ka deklaruar se do respetoje verdiktin e sovranit.
Në një konferencë për mediat në orën 18.34 Berisha ka kërkuar nga komisionerët të mbajnë qendrat hapur deri sa ka njerëz para dyerve.
Berisha ka perseritur deklaraten se do te respektoje pa asnje hezitim verdiktin e sovranit, duke thene se kete premtim apo garanci nuk e ka degjuar ‘nga shoku i Kurbanit’.
“Sot komisioneret kanë qenë njerëzit e ligjit dhe kurrë ndonjëherë ligjin anekënd vendin nuk është zbatuar më me përgjegjësi e vendosmëri se ditën e sotme, historia e bllokimeve të pjesshme duket se është arkivuar në tërësi komisionerët kanë qenë në lartësinë e duhur, keqkuptimet momentale janë zgjidhur brenda një afati kohor të pranueshëm”- tha Berisha.
Berisha i eshte drejtuar me nje thirrje komisionerëve qe në përputhje me ligjin të mbajnë të hapur qendrat e votimit për sa kohë para derës ka njerëz që presin.
Sipas tij, kjo është ora në të cilën tre kategori njerëzish do të drejtohen:
Të rinjtë, që duke pasur këtë ditë të bukur kanë pasur si magnet plazhet dhe kthehen të votojnë
Të moshuarit në këtë ditë më vapë se kanë pasur të lehtë të presin në radhë, duhet ti nderojmë tu japim mundësi të votojnë
Një pjesë e emigrantëve që kanë ardhur, por kanë pasur dhe malle për të shuar me familarët e tyre.





