DURRËS, 23 qershor 2013 – Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka votuar gjatë paradites në një nga qendrat e votimit të lagjes nr. 11 të Durrësit.

Kryebashkiaku Dako ka bërë thirrje për votime të qeta, në mënyrë që procesi të vijojë normalisht ashtu siç ka nisur.

Dako tha se të gjithë qytetarët e Durrësit duhet të marrin pjesë masivisht në votime në këtë proces shumë të rëndësishëm zgjedhor, ku vendoset fati i vendit.

/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/