TIRANE, 23 qershor 2013 – Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka votuar sot rreth orës 13;30 në Njësinë 5 në kopshtin numër 10 te ish-blloku.

Menjëherë pas votimit, kreu i LSI-së ka veshur me përgjegjësi për incidentin e rëndë të Laçit, qeverinë Berisha. 

Sipas kreut të LSI-së, ora e ndëshkimit me votë ka ardhur tashmë për të. 

“Është përgjegjësi e PD ngjarja e Laçit, e banditëve të saj që do e marrin përgjigjen me votë. Shqiptarët janë të vendosur sot më shumë se kurrë për t’i thënë po demokracisë, pro europës jo për tu kthyer tek 96 e Berishës. Ai nuk diti të largohej me dinjitet duke respketuar votën e lirë, tani erdhi ora e ndëshkimit me votën e të gjithë shqiptarëve nga Saranda në Tropojë”, vijoi ai.