TIRANË, 23 qershor 2013 – Bëhet e ditur se në orët e para 23 qershorit janë ndier lëkundje toke në juglindje të vendit, në kufirin ndarës midis nënqarqeve Pogradec e Korçë.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të moderuar në orën 1:11:5 (GMT) ose 3:11:5 (koha e Shqipërisë) të 23 qershorit.
Dukuria natyrore ka pasur një forcë M=2.9 dhe epiqendër në thellësinë 6 km.
Ngjarja sizmike është lokalizuar në koordinatat 40.83°N, 20.77°E (shih shigjetën e gjelbër në figurën nga google-earth), midis fshatrave Blacë (Pogradec) dhe Podgorie (Korçë)
Sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, vendndodhja e tërmetit është në fshatin Podgorie, në vijë ajrore 13 km në juglindje të qytetit të Pogradecit (shih figurën me etiketë).
Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme materiale.
Info/
Fshati Podgorie bën pjesë në komunën e Vreshtasit të nënqarkut të Korçës, që ka nën juridiksion fshatrat Vreshtas, Sheqeras, Bregas dhe Podgorie.
Fshati Blacë bën pjesë në komunën e Çërravës të nënqarkut të Pogradecit, që ka nën juridiksion fshatrat Çërravë, Blacë, Bletas, Alarup, Pretushë, Grabovicë, Nizhavec, Kodras, Leshnicë, Lumas and Qershizë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





