KOSOVE, 23 qershor 2013 – Deputeti i parlamentit të Kosovës, Arben Gashi, ka postuar në rrjetin social Twitter një foto, duke treguar se ka votuar në Shqipëri.
Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se situata ishte e qetë.
“Unë votova, shumë qetë ishte,” shkruan ai.
Arben Gashi ka jetuar në Shqipëri dhe njihet si mik me zëvendësministren e Jashtme, Edit Harxhi.
Mediat kosovare kanë raportuar këto ditë për një numër në rritje të kosovarëve që do vinin në Shqipëri për të votuar.





