DURRES, 23 qershor 2013 – 313 mijë votues në rang Qarku pritet të votojnë përgjatë ditës së sotme për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ndërsa vetëm bashkia e Durrësit numëron plot 158 mijë votues, 6 mijë prej të cilëve janë votues të rinj, të cilët pritet të japin verdiktin e tyre për herë të parë.
Në të gjithë qarkun e Durrësit janë hapur 444 qendra votimi të shpërndara në 16 njësitë administrative vendore të qarkut, sipas një ndarje territoriale në shtatë Zona Zgjedhore, ndërsa 207 prej të cilave janë instaluar vetëm për votuesit e Durrësit.
Në prefekturën e Durrësit, e cila po monitoron situatën nga afër mësojmë se e gjithë baza materiale e nevojshme për një proces korrekt, është shërndarë gjatë mbrëmjes së kaluar në të gjithë qendrat e votimit, ndërsa deri më tani nuk raportohen probleme përsa i përket këtij procesi.
Votuesit e qytetit të Durrësit nëpërmjet votës, do të zgjedhin plot 13 deputetë të cilët do të jenë dhe përfaqësuesit e tyre në parlament.
Për procesin e zgjedhjeve parlamentare, janë trajnuar 3 mijë komisionerë, të cilët do të ndjekin nga afër votimin e qytetarëve.
Deri më tani, procesi po shkon normal, dhe nuk raportohet asnjë problem apo incident që mund të bëhet pengesë për procesin.
Gjitashtu në gadishmëri të plotë janë 491 efektiva të policisë së qarkut Durrës, për të ndjekur nga afër zhvillimin e zgjedhjeve.
QARKU DURRËS
KZAZ Nr 19
Zyra adresa Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Krujë
KZAZ Nr 20
Zyra adresa Shkolla "Leonik Tomeno" Durrës
KZAZ Nr 21
Zyra adresa Pallati i Kulturës Shijak Shijak
KZAZ Nr 22
Zyra adresa Fshati Shënavlash Palestra e Shkollës Rrashbull
KZAZ Nr 23
Zyra adresa Durrës Shkolla “Bernardina Qerraxhia
KZAZ Nr 24
Zyra adresa Pallati i sportit “Ramazan Njala Durrës
KZAZ Nr 25
Zyra adresa Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu”
LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË PD-së QARKU DURRËS
1. EDUARD HALIMI
2. IGLI CARA
3. ALBANA VOKSHI
4. GENT STRAZIMIRI
5. OERT BYLYKBASHI
6. OSMAN METALLA
7. VULLNET TOPALLI
8. LUFTER XHUVELI
9. KSEANELA MUDERIZI
10.ZAMIR RAMADANI
11.MERITA BAKIU
12.ARJAN DEDEJ
13.MIRLINDA ÇEKA
LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË PS-së QARKU DURRËS
1. BLENDI KLOSI
2. KLODIANA SPAHIU
3. ILIR BEQAJ
4. NAMIK DOKLE
5. GENTIAN BEJKO
6. ARTUR BUSHI
7. SHKELQIM TROPLINI
8. JURGIS ÇYRBJA
9. SOKOL SULA
10. ARDIAN KOKOMANI
11. GËZIM AGASI
12. TAULAND XHERAJ
13. ERALD HASANAJ
14. ESMERALDA SHKJAU
LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË LSI-së QARKU DURRËS
1. LEFTER KOKA
2. EDMOND PANARITI
3. BUJAR DERVENI
4. KRISTO HUTA
5. EDMOND LALA
6. HYSEN LLACA
7. ERMION ARAPI
8. SILVANA MAKSUTI
9. HAJRI NUHU
10. ILIR MEMKO
11. MERITA KUÇI
12. KLODJANA PASHKAJ
13. ERMIRA KOÇI
PARTIA REPUBLIKANE
1. AGRON DUKA
/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





