DURRES, 23 qershor 2013 – Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, vlerëson se procesi i votimeve në qytetin bregdetar po ecën normalisht.

Në të parën deklaratë për mediat kryebashkiaku i Durrësit ka pohuar se krahas disa problemeve të vogla në disa qendra votimi, procesi i zgjedhjeve po shkon i qetë dhe pa incidente të cilat mund të bëhen precedent për bllokimin e votimeve.

Dako sqaron se 207 qendrat e votimit në Durrës janë të hapura që prej orës 07.00 dhe procesi vijon normalisht, ndërsa e konsideron pjesmarrjen e derimëtanishme si të kënaqshme.

Ndërkohë, kryebashkiaku u bën dhe njëherë thirrje të gjithë votuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos e bojkotojnë këtë proces të rëndësishëm zgjedhor.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/