DURRËS, 23 qershor 2013 – Deri në orën 11:30, në qarkun e Durrësit nuk janë vërejtur probleme me ecurinë e procesit zgjedhur, përveç faktit se në qendrën e votimit nr. 1493/1, lagja nr. 5 e qytetit të Durrësit, u ndërpre procesi, pasi ishin ngatërruar kutitë e votimit dhe kapakët, kurse në lagjen 8 mungoi për pak kohë boja, si dhe në fshatin Tapizë të Krujës, një anëtar i komisionit të votimit i doli papritur një problem familjar.
Por të gjitha këto vogëlsi u zgjidhën.
Po ashtu, nuk është raportuar asnjë incident politik.
Sipas dëshmisë së korrespodentit Fatos Veliu në TV “News 24”, kryetari i shtabit elektoral të PD-së, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ka garantuar se militantët blu nuk do të sjellin probleme, duke shprehur besimin se ai do të gjente gjuhën e përbashkët me kreun e shtabit rozë, sekretari i PSSH, Blend Klosi, që edhe simpatizantët rozë të frenohen.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





