DURRËS, 23 qershor 2013 – Me fillimin e veprimeve paraprake për çeljen e votimit nga KQV-të, në 443 qendra votimi në shkallë qarku, uniformat blu të atashuara në ruajtjen e tyre, pas nënshkrimit të procesverbalit dhe pajisjes me kopje të tij, u larguan për t’u vendosur më pas në vendet e parapërcaktuara për dislokim të tyre.

Ndërkohë, një qendër votimi, pikërisht ajo me nr. 1285 në fshatin Tapizë të Krujës mbeti ende në ruajtje nga punonjësi i policisë për shkak se komisioni i QV nuk kishte filluar ende veprimet paraprake për çeljen e votimit, por rreth orës 10.00 njoftohet se votimi filloi normalisht.

Punonjësi i policisë që realizoi ruajtjen gjatë natës të kësaj qendre votimi, iu bashkua shërbimeve të tjera në vendet e dislokimit të efektivit, të paracaktuara nga strukturat policore

Thjesht, sekretari i QV-së kishte një problem të përligjur familjar, thonë burime pranë komisionit.

Gjatë mbajtjes në ruajtje të objekteve zgjedhore (KZAZ dhe QV) nga punonjësit e policisë gjatë natës, nuk është konstatuar asnjë lloj problemi, thotë policia e Durrësit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/