ZVICER, 23 qershor 2013 – Të shtunën pasdite, policia e ka bllokuar një lagje të qytezës Renens, në Zvicër, gjatë pasdites dhe mbrëmjes, ku një baba e mbante peng fëmijën e tij.

Një shtetas 29 vjeçar nga Afrika e mbante peng fëmijën e tij njëvjeçar në apartamentin e tij.

Policia në fillim ka provuar të negociojë me babanë e tërbuar, në mënyrë që ai t`i kthehet arsyes, mirëpo, në ora 19.20, seksioni për ndërhyrje të shpejtë (DARD) ka ndërhyrë për ta shpëtuar fëmijën.

Gjatë kohës së ndërhyrjes, babai i ka dhënë një goditje me thikë foshnjës, para se ta kthente revolen nga vetja dhe të provonte të vetëvritej.

Fëmija i lënduar rëndë është nxjerrë nga aty me shpejtësi dhe është përcjellë me ambulancë.

Lëndimet e fëmijës ishin të rënda dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë pas pak.

Pas tij, është nxjerrë dhe përcjellë me ambulancë po ashtu edhe babai pengmarrës.

Arsyeja e kësaj drame familjare ndërlidhet me një familje të divorcuar dhe të drejtën e vizitës së babait.

Pas orës 20.00, çdo gjë u është kthyer normalitetit në qytezën e Renens.