TIRANE, 23 qershor 2013 – Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, po vëzhgon procesin zgjedhor në terren, duke u paraqitur personalisht në qendrat e votimit.
Paraditen e sotme ai u ndal në qendrën e votimit në “Bajram Curri” në Tiranë, ku bëri apel për zhvillimin e zgjedhjeve në një atmosferë të qetë e të paqtë.
Ambasadori i BE-së komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në një qendër votimi në Laç, ku një person u vra dhe 3 të tjerë u plagosën me armë zjarri, duke theksuar se standardet europiane e refuzojnë dhunën.
Ambasadori Sequi tha se do të vijojë të vëzhgojë procesin, madje nuk përjashtoi mundësinë që të udhëtojë personalisht drejt zonave ku janë konstatuar probleme dhe incidente.
"Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë. Unë vetë personalisht nuk e përjashtoj mundësinë të shkoj në ato zona që duken më të ndërlikuara", – deklaroi Sequi.





