DURRËS, 22 qershor 2013 – Qarku i Durrësit është i katërti për nga madhësia në vend prej të cilit dalin 13 deputetë dhe ka qënë disa herë vendidmtar për anësimin e balancës fituese në zgjedhjet në Shqipëri.

Në zgjedhjet e vitit 2013 qarku i Durrësit përfaqesohet me të njëjtin numër deputetësh në Parlament, ndërkohë që në 2009, 7 mandate i fitoi PD , 5 PS dhe 1 LSI. 

Por në këto zgjedhje PS synon përmbysjen e rezultatit, ndërsa PD synon të fitojë mandatin e 8, për shkak te diferencës së ngushtë mes dy forcave për marrjen e mandatit shtesë.

Në krahun tjetër LSI pretendon të marrë minimalisht një deputetë në qarkun e Durrësit pasi në zgjedhjet e 2009 mori rreth 10 mije vota.

Kandidimi i Gazmend Oketes ne FRD pritet te ndryshoje disi balancat ne keto zgjedhje ne Durrës.

Gjithashtu nje tjeter pike e nxehte e kesaj fushate është konsideruar kandidimi i Agron Dukes, ish-ministri socialist nën siglën e Partisë Republikane, i cili lufton për marrjen e një mandati. 

313058 votues i drejtohen kutive te votimit kete te diel, 7 mijë prej të cilëve për herë të pare.

Votimet do te kryhen ne 439 qëndra votimi, për të cilat janë ngritur 7 KZAZ nga 4 qe ishin në 2009.

Njësia më e madhe administrative është Bashkia Durrës me 158 606 votues, e ndarë në tre KZAZ konkretisht 23 24, 25, me 207 Qendra votimi.

Në rrethin e Krujës është ngritur KZAZ numër 19 dhe figurojne 57231 votues, në 85 qëndra votimi. 

Në Bashkinë e Sukthit, Komunën e Katundit të Ri dhe Ishëm, janë 36024 zgjedhës në 52 qëndra votimi që menaxhohen nga KZAZ numër 20.

Në Bashkinë Shijak Manëz Gjepalaj e Maminas, që mbulon KZAZ 21, votojnë 27 mijë 931 votues, në 46 qëndra votimi.

Në 2 Komunat më të mëdha Rrashbull e Xhafzotaj votojnë 33.223 votues, në 49 qendra votimi zgjedhje që menaxhohen nga KZAZ numër.

Vetëm 48% e votuesve morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 në rang qarku. 

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2013 QARKU DURRES 

Numri i votuesve 313058 
Numri i QV 439 
Numri i KZAZ 7