TIRANË, 22 qershor 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 22 qershor, ora 19:14:52 (GMT) ose 21:14:52 (koha e Shqipërisë) një tërmet me forcë M=2.5, epiqendra në thellësinë 7 km.

Ngjarja sizmike është lokalizuar në veri të Shqipërisë, koordinatat 41.79°N, 20.18°E, në afërsi të fshatit Krej (jo Kroj sikurse thotë departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në etiketën e tërmetit)-Lurë në parkun kombëtar të Lurës.

Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme materiale.

Info/

Fshati Krej-Lurë bën pjesë në komunën e Lurës së qarkut të Dibrës, njësi administrative që ka nën juridiksionin e vet fshatrat Arëmollë, Arth, Borje-Lurë, Fushë-Lurë, Gurë-Lurë, Krej-Lurë, Lurë e Vjetër, Pregj-Lurë, Sumej, Vlashe.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/