Në 23 qershor, njerëzit në mbarë botën do të arrijnë të shohin një hënë të plotë më të madhe sesa zakonisht.
Kjo hënë e plotë nuk është vetëm më e madhja që shfaqet, por edhe përballja më e afërt e Hënës me Tokën për të gjithë vitin 2013.
Hëna do të jetë më afër se kurrë me Tokën dhe falë kombinimit mes hënës së plotë dhe distancës më të afërt me tokën në orbitën e saj eliptike rreth planetit tonë do të jemi dëshmitarë të asaj që njihet si super hëna.
Quajeni Super-hënë ose Hëna gjigante, por mos thoni se do të jetë e kuqe.
Të dielën më 23 qershor spektakli është i siguruar; ndodh një herë në vit kur distanca me tokën është minimale.
Hëna e fundit e tillë ka qenë në maj të 2012, ku disku është 14 përqind më i madh dhe 30 përqind më i shndritshëm.
Dikush e quan "Hëna e kuqe", një emër që vjen nga një traditë e vjetër.
Hëna e mbrëmjes së sotme quhet edhe Hëna e luleshtrydhes dhe e veçanta e saj është se do të jetë shumë më e madhe dhe më e shndritshme… por mbi të gjitha do të jetë e verdhë.
Hëna e plotë do të shfaqet edhe më afër Tokës më 28 shtator 2015.





