DURRES, 22 qershor 2013 – Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar pasditen e së shtunës në Unazën Shkozet-Plepa, pak kilometra nga qyteti i Durrësit.
Një automjet tip Opel me targa AA 374 GG, i cili drejtohej nga 20-vjeçari Emiljan Kuka, banues në lagjen numër 17 Durrës, ka përplasur duke e lënë të plagosur rëndë, 19-vjeçaren Ketjana Peçaj, banues në lagjen numër 13 Plazh Durrës, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit , një orë pas aksidentit të rëndë.
Mjekët bëjnë me dije se 19-vjeçarja ka marrë ndihmën e parë por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë në trup e kokë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë të cilët fillimisht kanë ndaluar drejtuesin e automejtin, ndërsa kanë nisur procedurat mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdessisë së kalimtares, por edhe shpejtësisë së meadhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit i pa pajisur me leje drejtimi.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





