TIRANE, 22 qershor 2013 – Një ngjarje është shënuar sot në Kamëz mes aktivistëve të LSI dhe 2 efektivëve të policisë. Sipas LSI, të afërm të kandidatit për deputet Asllan Dogjani dhe kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu kanë kërcënuar aktivistë të LSI. Ndërsa policia pretendon se sot është kryer dhunimi i 2 policëve bashkiakë nga aktivistë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
LSI bëri me dije se të afërm të Asllan Dogjanit dhe Xhelal Mziut të veshur më uniforma policie kanë kërcënuar aktivistë të LSI dhe dhunuar pronat e këtyre të fundit. “S.Rasha dhe përparim Kallaverja kanë kërcënuar me armë aktivistët e LSI. Policia ka shoqëruar sot aktivistët e LSI, ka bastisur shtëpitë e tyre duke shkelur ligjin, madje për të kryer këto veprime janë thirrur përforcime për të terrorizuar më tej situatën, ndersa dhunuesit jane ende te lire”, bëjnë me dije burime nga LSI.
Ndërkaq ka reaguar policia mbi këtë informacion. Burime nga policia bene te ditur per mediet se efektivët kanë shoqëruar sot në dalje të Kamzës 5 shtetasit, Fatmir Kurpali, Isak Kurpali, Fatri Kurpali, Klevis Kasmi dhe Ervis Ibro.
Sipas policisë këta persona u shoqëruan pasi u bë një kallzim nga policia bashkiake në Kamëz. “Kallëzimi u bë për dhunimin e 2 policëve bashkiakë. Dy policët e dhunuar janë Leon Tollja dhe Rasim Meziu. Punonjësit e policië bashkiake pretendojnë se janë dhunuar me mjete të forta nga 4 personat e shoqëruar, aktivistë të LSI. Po kryejmë cdo lloj veprimi konform ligjit”, citon policia mbi këtë ngjarje.
POLICIA VERSIONI ZYRTAR
Ora 20:00-Rreth ores 20:00, policia e Tiranes doli me nje komunkate shtypi rreth ngjarjes ne fjale.
"Sot më datë 22 Qershor 2013, ora 19.00’ në qëndër Kamëz ka ndodhur një konflikt i çastit përmes pesë aktivistëve të Subjektit Politik LSI dhe dy punonjësve të Policisë Bashkiake.
Aktualisht në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë po japin deklarimet e tyre shtetasit e lartëpërmendur, të cilët po pyeten në lidhje me këtë konflikt.
Sa me sipër, theksojmë se në Kamëz, nuk ka shërbime shtesë të policisë dhe nuk është kërkuar mbështetja e Forcave Speciale Renea, pasi rasti po shqyrtohet dhe po punojnë për zbardhjen e këtij konflikti nga Oficerët e policisë së këtij Komisariati.





