Ka kohë që angazhimin e saj përveç në Paris e Turqi, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj e ka shtrirë edhe në Tiranë.

Por ajo ka vendosur që për pak ditë të pushojë në Kosovë, ndërsa këtë të diel ajo nuk do të qëndrojë në qytetin e saj të zemrës. Afërdita ka edhe shtetësi amerikane, dhe si duket ka përfillë këshillat e ambasadës amerikane në Tiranë, me të cilën u kërkohet shtetasve amerikanë që të qëndrojnë sa më larg vendvotimeve në Shqipëri më 23 qershor,transmeton Panorama.

“Meqenëse nuk mund të votoj të dielën, do ik në Kosovë! Shpresoj të fitoj më i miri…e dini kush është më i miri!! #shqipëria #voto #më i miri”, ka shkruar bukuroshja përmes rrjetit ‘Twitter’.

Afërdita shumë shpejt do ta sjellë duetin e saj me Lumi B, për të cilin beson se do të pritet shumë mirë nga publiku dhe fansat e saj.