Të parakalosh babain me makinë jo gjithmonë është një veprim i zgjuar, sidomos pas një zënke që ke patur me të. 

Atë e bir janë bërë protagonistë të një “sherri” me makina në një kryeqëzim të zhurmshëm në provincën Anhui në Kinën lindore.

Gjithcka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Djali, me një makinë luksose tip BMW me ngjyrë të kuqe mundohet të parakalojë në kryqëzim babain e tij me Mercedes. 

Këtij të fundit s’i ka pëlqyer nisma dhe ka lëvizur pak makinën pas, mjaftueshëm sa për të patur kontaktin e parë mes tyre.

Djali në timonin e BMW-së sportive është munduar t’i shmanget përplasjes për të mos dëmtuar makinat super të shtrenjta, por më kot.

Babai i tij, i nevrikosur në maksimum godet e godet disa herë me Mercedesin e tij, deri në momentin kur gjithcka ndalon dhe zbret nga makina.

I vënë përballë kërcënimit të të atit edhe djali zbret dhe në rrugët e zhurmshme kineze nis një ndjekje me vrap baba-bir.

Autoritet ndaluan të dy familjarët dhe nga hetimet zbardhën se e gjithë zënka që përfundoi me shkatërrimin e dy automjeteve luksoze kishte nisur nga një debat i mëhershëm atë e bir.