Një gjendje tragjike dhe e pazakontë ka ndodhur me një fëmijë shtatë-muajsh i cili ka lindur me një bisht 10 centimetra si pasojë e një defekti në shtyllën kurrizore.
Djali është duke vuajtur një rritje të një mase të madhe që i ngjan një bishti dhe është në rritje gjatë çdo jave.
Kjo rritje është si rezultat i defektit me të cilin djali kinez i quajtur Xiao Wei ka lindur me 'spina bifida".
Nëna e tij Chen Wei, nga Guangdong në jug të Kinës, tha se ajo ka kërkuar që masa të hiqet, por kirurgët thonë se kjo nuk është e mundur, të paktën në këtë moment.
Ajo tha: Ne kemi kërkuar nga kirurgët për të hequr bishtin por ata na thonë kjo nuk është kaq e thjeshtë.
Spina bifida ose "shpinë ndarë" është një defekt në zhvillimin e shtyllës kurrizore dhe palcës kurrizore e cila lë një boshllëk në shpinë.
Palca kurrizore është përgjegjëse për lidhjen e të gjitha pjesëve të trupit dhe të trurit.
Ky fëmijë 7-muajsh lindi me bisht 10 cm, dhe ky bisht vazhdon të rritet çdo javë.
Shkaqet e sakta janë të panjohura, por disa faktorë të rrezikut janë identifikuar, duke qenë më i rëndësishëm mungesa e acidit folik para dhe që në fillim të shtatzënisë.
Ka një numër të llojeve të ndryshme të spina bifida, por Xiao ka myelomeningocele, varianti më i rëndë i gjendjes.





