Në lindje të Kinës, nga katin i pestë të ndërtesës ra një vajzë të cilën prindërit e lanë vetëm në banesë.
Nga vdekja e sigurt e shpëtuan postierët të cilët rastësisht kaluan andej.
Nga provinca Zhejiang në Kinën lindore, vjen një xhirim stresues nga kamerat e vëzhgimit.
Vajzën 2-vjeçare Qiqi prindërit e kishin lënë vetëm në banesën që gjendet në katin e pestë.
Ata e kishin vënë në shtrat duke menduar se fëmija do të flinte derisa ata të ktheheshin.
Por, ajo është zgjuar dhe duke u zvarritur është ngjitur në dritare.
Në atë moment, rastësisht kanë kaluar, poshtë në rrugë punëtorët e postës kineze.
Ata kanë dëgjuar të qarën e fëmijës dhe kanë ngritur kokat lart.
Regjistrimi jep përshtypjen se ata kanë parashikuar se çfarë do të mund të ndodhte në vijim.
vajza 2-vjeçare e quajtur Qiqi ka rrëshqitur nga dritarja, dhe postierët kanë rendur me nxitim duke shtrirë duart për ta kapur.
Duke pasur parasysh se ajo ra nga kati i pestë, shpejtësia është e tillë sa ndoshta fëmija, apo së paku postierët do të lëndoheshin.
Në video mund të shihen qartë shenjat e dhembjes së njërit që tregon se e ka lënduar dorën.
Fati në këtë fatkeqësi është se vajza ka kaluar me një gërvishtje të vogël të syrit të majtë.
Kjo vogëlushe pas aksidentit ishte në gjendje të ngrihej në këmbë.





