Dani St James, është bukuroshja që ka lindur djalë.

Me bukurinë e saj, flokët e verdha dhe format perfekte trupore është vështirë e besueshme se kjo 21 vjeçari ishte djalë me emrin Daniel.

Por për tashmë Dani nga Barry i Uellsit Jugor po konkurron 11 vajza të tjera për kurorën e Miss Diamond Queen 2013, që do të mbahet ditën e shtunë në Londër.

Vetëm tre vjet më parë, Dani ishte mashkull me emrin Daniel. Kur ende nuk i kishte mbushur 18 vjet ajo vendosi të linte jetën si mashkull dhe të fillonte një jetë të re si femër.

Dani që menaxhon një klub nate në Camden, tregon se vendimin për tu shndërruar në femër e kishte marrë kur ishte shumë më i vogël.

“Të bëhem femër ka qenë një proces gradual. U rrita duke luajtur me lojëra vajzash, kam filluar të përdor grim kur isha 11 vjet dhe u thash prindërve se isha homoseksual kur në moshën 12 vjeçare kisha të dashurin e parë”, ka treguar ajo.

“Mendoj se hera e parë që e kuptova se isha ndryshe nga djemtë e tjerë ishte kur isha tetë vjeçar. Isha i ftuar në një ndejë për ditëlindje dhe të gjithë meshkujt e tjerë në festë kaluan mbrëmjen duke luajtur futboll në kopsht derisa unë qëndrova brenda dhe luaja me qen. E urreja këtë”, tregoi Dani.

Ajo i është nënshtruar operacionit në Ibiza, ku edhe jeton dhe ndihet krenare për të arriturat që ka bërë duke pasur edhe mbështetjen e familjes, e cila sipas saj nuk i ka munguar.