Jennifer Lopez nuk ka mundur të ndalte dot lotët kur ajo është nderuar me yll në bulevardin “Walk of Fame” në Hollywood.
Këngëtarja dhe aktorja 43-vjeçare është nderuar për arritjet në karrierën e saj muzikore.
Ajo ishte e pranishme në ceremoninë e organizuar për këtë rast së bashku me binjakët dhe të dashurin e saj Casper Smart.
“Nga e gjithë kjo, nuk e di se çfarë ndjej. Më duket sureale por është reale. Është fantastike”, ka thënë mes lotësh ajo.
Në fund, J.Lo ka falënderuar familjen, miqtë dhe fansat për mbështetjen.





