TIRANE, 21 qershor 2013 – Ngjarja ka ndodhur pranë “Shkollës së Bashkuar” në Tiranë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur, nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi parash nga arka e ujësjellësit, por më pas i kanë hedhur ato në tokë dhe janë larguar nga vendngjarja me një motorr.

Ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.