TIRANE, 21 qershor 2013 – Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur me 44-vjecarin që u gjet i vdekur dje në  lumin e kryeqytetit pranë Tufinës, ku u gjet trupi i pajetë i shtetasit Agron Fisniku.

Viktima mësohet se është vrarë gati një javë më parë nga prindërit, në banesën e tyre në Babrru.

Më pas trupi është transportuar dhe hedhur në lumin e Tiranës, pranë Urës së Qerosës ku edhe u gjet.  

Policia dyshoi që në momentin e gjetjes së kufomës për tre plagë në bark, të cilat pas ekspertizës rezultuan të ishin plagët vdekjeprurëse me thikë.  

Burimet thanë se është gjetur edhe thika në banesën e prindërve të 44-vjeçarit.

Ngjarja e ka zanafillën në një grindje banale, ndërkohë që për viktimën ka deklarime në polici se ishte i dhunshëm dhe me probleme psikike.