Modelja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Kristela Gjoka, ka vërtetuar edhe një herë se është një prej femrave më të bukura shqiptare dhe me linjat më perfide trupore.
Kristela, e cila është shndërruar në fytyrë prominente të skenës artistike shqiptare, me paraqitjet e saj në emisionin “Tjetri” në Top Channel, ka qenë pjesë e vazhdueshme e ballinave të revistave dhe pasarelave të modës.
Por, ajo ka mbetur edhe aktive me realizimin e foto sesioneve, që si duket janë pasion i saj.
Bukuroshja bjonde ka shfrytëzuar motin e mirë që po mbretëron për t’u zhveshur në plazh dhe për të realizuar një set fotografish atraktive, një prej të cilave mund të shihni më poshtë.
Me rroba plazhi ngjyrë të njëjtë me atë të perëndimit të diellit, Kristela shfaq sensin e saj seksi me shikimin e mprehtë tejet atraktiv.
Shumë e krahasojnë Kristelën me femrën e votuar më seksi në botë, Kate Upton, e cila i ngjason shumë bukuroshes shqiptare.





