Nëse nuk do të dihej për miqësinë e hershme të tyre, atëherë disa foto dhe dedikime do të krijonin sfondin e duhur për spekullime.
Ka qënë e hëna e javës së shkuar, kur këngëtarja Elvana Gjata dhe aktori që pritet të bëhet baba, Ermal Mamaqi janë parë teksa kanë dalë nga një prej bareve në zonën pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë.
Në fakt ata nuk kanë qënë vetëm, por në shoqërinë e kolegëve që i shoqërojnë edhe në mitingjet e Partisë Demokratike.
Elvana dhe Ermali janë larguar të parët nga lokali dhe Ermali nuk heziton të tregojë simpatinë që ka ndaj artistes duke e përqafuar teksa ecnin në rrugë, shkruajnë mediet shqiptare.
Përveç këtyre fotove, po në të njëjtën ditë, Elvana në profilin e saj në Facebook vendosi një tjetër foto të saj me Mamaqin me një dedikim mjaft domethënëse.
“Ermali… që fëmijë e deri me sot i njëjti! Shpirt i qeshur. Energji. Lov him!”, duke dëshmuar kështu miqësinë dhe njohjen e tyre që në vegjëli.





