DURRES, 20 qershor 2013 – Kanë vijuar masat e Policisë Durrësit në drejtim të garantimit të rendit përgjatë aktiviteteve elektorale të zhvilluara nga subjektet në kuadër të fushatës për zgjedhjet Parlamentare Qershor 2013.

Gjatë ditës së djeshme strukturat vartëse të Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, kanë  marrë masa për mbarëvajtjen e 6 takimeve elektorale të zhvilluara në Qark.

Gjithashtu, nga ana e policisë janë marrë masat e nevojshme për sigurimin e lëvizjes normale në segmentet rrugore para, gjatë dhe pas këtyre aktiviteteve elektorale.

Në total për mbarëvajtjen e aktiviteteve policia e Durrësit ka planifikuar dhe angazhuar me shërbim 46 punonjës dhe 7 automjete policie.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, aktivitetet në fjalë janë zhvilluar të qeta  dhe pa probleme për rendin.