SHBA, 20 qershor 2013 – James Gandolfini, i cili u bë i famshëm me rolin e bosit të mafias në “The Sopranos”, duke i dhënë një kthesë bashkëkohore si vizitues i një terapisti për ankthet e moshës së mesme, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak në Itali, ka thënë një zëdhënëse e HBO-së dhe menaxherët e aktorit gjatë së mërkurës. 

Gandolfini ishte 51 vjeç dhe kishte shkuar për pushime në Romë, bëri të ditur Mara Mikialian, zëvendës presidente e HBO-së për fushatat publicitare të programit.

Ai ishte i njohur për performancën e tij, në rolin e Tony Soprano-s, për të cilin ka fituar edhe cmime, nga fundi i viteve ’90 e deri në mesin e viteve 2000.