ELBASAN, 18 qershor 2013 – Këtë pasdite kryetari i FRD-se Bamir Topi u ndal në Elbasan në një tubim zgjedhor në sheshin përpara stadiumit të qytetit. Ai përshëndeti banorët dhe I falenderoi për mbështetjen e gjërë qe kanë shprehur ndaj Frymës se Re Demokratike.
“Jemi në ditët e fundit të fushatës dhe ajo që konstatohet është se FRD në cdo qytet dhe në cdo komunë ka mbështetësit e saj, prandaj ne kemi besimin e madh se kjo mbështetje do ta coje këtë forcë me përfaqësim në paralament e qeveri. Në Elbasan po ashtu kemi mbështetje të gjërë dhe me këtë fushatë që është zhvilluar Artin Kovaci do të jetë nesër pjese e parlamentit shqiptar”, u shpreh z. Topi.
Duke folur për keq-qeverisjen e vëndit ai tha të gjithë kemi parë tentativat për ta mbajtur shtetin nën kontrollin e një njeriu, institucionet emërohen papërjashtim me 71 vota dhe nga keto vota 5 janë të huazuara nga e majta nënvizoi z. Topi duke shtuar se:
“FRD si një forcë e djathtë ka paraqitur programin e saj i cili është i pëlqyer nga qytetaët ambicioz i realizueshëm dhe synon të sjelleë normalitetin politik.
Duke ju referuar raportit të ”Freedom House” kryetari Topi tha se parametrat që vijnë nga kjo organizatë ndërkombëtare thonë se qeverisja dhe administrate vuajnë nga sëmundja e korrupsionit me të njëjtat parametra si ne 2005, prandaj, vazhdoi ai, ju bëj thirrje të përkrahni një parti të re, me profil të ri si FRD sepse vota për FRD eshtë votë për përfaqësim dinjitoz, votë për artikulim të moderuar politik.
Në përfundim të fjalës së tij z.Topi deklaroi “FRD di të mbajë premtimet, ajo do të zbatojë kontratën me qytetaret në emër të së ardhmes së shoqërisë shqiptare ndaj dilni të gjithë të votoni sespe demokracia nis nga vota“.





