TIRANE, 17 qershor 2013 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu po zhvillon sot një bashkëbisedim me anëtarë të faqes në “Facebook” së ambasadës me fokus temën ‘Zgjedhjet e Ardhshme Parlamentare’. Arvizu po u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet që janë pas pak ditësh. Ambasadori ka filluar me përgjigjen e pyetjes nëse mund të ndodhë rotacion në këto zgjedhje parlamentare. Ai beson se është vota e lirë dhe e drejtë që sjell ndryshimin e madh, kur duhet të ndodhë rotacioni. “Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni”.
Cilat jane pritshmerite tuaja, kush mendoni se do fitoj zgjedhjet?
Presim qe procesi zgjedhor — vete votimi, nxjerrja e rezultateve– te jete konseguent me standardet e nje vendi anetar te NATO-s, gjithashtu te nje vendi qe aspiron te behet vend anetar i BE-se.
Sipas mendimit tuaj a duhet te kete rotacion kete radhe
Nese vota eshte e lire dhe e drejte, siç duhet te jete, atehere votuesit do te jene ata qe do te vendosin nese dhe kur duhet te ndodhe rotacioni
A mendoni se kualicioni qe do humbe zgjedhjet do e njohe humbjen dhe a mund te perseritet serish i njejti skenari qe ndodhi ne tirane ne zgjedhjet vendore te para 2viteve?
Eshte viti 2013. Shqiptaret sot meritojne te kene zgjedhje te cilat perputhen me standartet nderkombetare. Sa me shume keto zgjedhje te arrijne keto standarte, aq me pak shanse ka qe rezultatet do te jene te diskutueshme. Une mendoj se njerezit do ta dine ashtu sic do ta dije edhe komuniteti nderkombetar.
Si e do e komentonit qendrimin ne detyre te 4 komisonereve te pozites ne KQZ? A do te duhej te kishin nje ndergjegje qytetare dhe te mos pranin vazhdimin e detyres ne keto kushte dhe te ipnin vete doreheqjen?
Ne e kemi adresuar çeshtjet e KQZ-se ne menyre te vazhdueshme. Nuk eshte e tepert te themi se ne besojme fortesisht qe duhet te konstituohet plotesisht. Qe kjo te ndodhe, duhet qe te dyja palet te bien dakord. Nuk eshte asnjehere shume vone.
Pershendetje z.Arvizu ! Si ka mundesi qe ne Shqiperi cdo investim i bere nga qeveria perdoret si investim I bere nga partia demokratike??? Administrat po perdoret per ne fushate ,si ka mundesi qe Ju ambasadoret flasin per Elihaida …
Nese ju i lexoni postimet dhe deklaratat e mia, une nuk e kuptoj se si ju keni arritur ne konkluzionin se pozicioni yne per zgjedhjet nuk ka qene i qarte. Sa per Elhaiden, ai ishte nje moment triumfi per te gjithe shqiptaret.
Pyetja ime eshte kjo: Nese rezulton qe zgjedhjet te jene me probleme,dhe large standarteve te parashikuara, apo nese do kemi nje “kembengulje” te kryeministrit aktual per te mos e leshuar pushtetin,pavarsisht rezultatit, ju si nje nga partneret tane me te rendesishem dhe me me ndikim ne zhvillimin e demokracis, si do te reagonit?
Dhe a mendoni se gjate ketyre 4 viteve te kaluara ka pas nje ftohje te mardhenieve SHBA-Shqiperi?
Ne do te konsultohemi ngushtesisht me ODIHR-in dhe te tjere mbi procesin zgjedhor, ndersa ky zhvillohet. U perket te gjithe lojtareve politike te respektojne rregullat e lojes. Persa i takon marredhenieve mes Sh.B.A.-se dhe Shqiperise, pres qe ato te vazhdojne te jene te aferta dhe miqesore, sikurse kane qene gjate 22 viteve te fundit.
A mendoni se nje qytetar i ndershem ne Shqiperi, i cili c’do arritje e bazon ne shpatullat e veta, duhet te harxhoje kohe ne rradhet e gjata per te votuar?
Absolutisht po. Disa njerez kane sugjeruar se te gjithe politikanet jane njesoj, pse duhet te zgjedh une njerin apo tjetrin? Ne nje demokraci, eshte detyrimi i qytetareve te shprehin preferencat e tyre. Kjo eshte e vetmja menyre per te insistuar per llogaridhenie nga udheheqesit tuaj te zgjedhur.
Zoti Arvizu te gjithe e dime qe gjate tubimeve elektorale nuk lejohet te perdoret administrata publike apo institucionet e tjera. Por nderkohe shohim se neper mitingjet e partise demokratike po perdoret administrata dhe studentet per shkak te kercenimeve. Une per vete banoj ne qytetin Studenti dhe aty pergjegjesit na kane detyruar te mbushim formulare qe prinderit do votojne PD, me kercenimin se do na ndjekin nga konviktet. A eshte kjo e lejueshme ne nje shoqeri qe sanksionon parime demokratike?
Nje nga sfidat e shumta me te cilat perballet Shqiperia eshte mungesa e nje administrate civile efikase. Qeveria, qofte lokale apo qendrore, nuk duhet te jete nje agjensi punesimi. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, kjo ndodh shpesh. Ndersa persa i perket votes suaj: ju duhet te votoni ndergjegjen tuaj dhe po keshtu duhet te bejne dhe familjaret tuaj.
Pershendetje Z Ambasador, A duhet te kalojne shqiptaret ( perfshire edhe mua me familjen time) ne nje tunel elektoral dhe te pa certifikuar, (tuneli i Elbasanit i inaguruar dje nga kryeministri Berisha) duke ditur qe ka nje histori te mepareshme me tunelin e Kalimashit i cili u shemb?? A do kalonit Ju ose stafi i ambasades ne kete tunel ne keto kushte?
Nuk diskutohet qe Shqiperia ka shume nevoje ne permiresimin e infrastruktures, duke perfshire rrjetin e rrugeve, me qellim qe te permiresohet tregtia, turizmi etj. Gjithashtu nuk ka nevoje te thuhet se per tunelin qe te jete i dobishem, infrastruktura e rruges qe te con apo te nxjerr nga ai duhet te jete e perfunduar.
Zoti Arvizu, un jam 19 vjec dhe kete vit votoj per here te pare. Nuk mund ta mohoj presionin qe ndiej per arsye se ne shkolle po behet nje propaganda shume e hapur per te votuar perseri kete qeveri. Me eshte ofruar edhe nota ne kembin te votes dhe nje prove me fotografi. Si mund ta mbroj un voten time? Nderkohe te gjithe mbeshtetesit e PD ne klasen time moren madje edhe pyetjet e matures.
Urime per heren tende te pare te votimit! Nese jeni ne moshe madhore per te votuar, atehere jeni ne moshe per te marre vendimet tuaja pa presion te jashtem. Sigurohuni qe te gjithe ne shkollen tuaj ta shohin kete pergjigje dhe mendoj se problemi qe ju ngrini do te zgjidhet vete.





