Kim Kardashian ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë një muaj përpara afatit të përcaktuar.

Ndonëse ka qenë lindje e parakohshme sërish mësohet se nënë e bijë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mediave të huaja Kim ka sjellë në jetë vogëlushen e saj në të njëjtin spital si Britney Spears, Victoria Beckham dhe Jessica Simpson.

Vogëlushja ka lindur disa ditë përpara ditëlindjes së babait të saj Kanye West, i cili ka qenë mjaft i lumtur për lajmin.