TIRANE, 15 qershor 2013 – Një fëmijë 4-vjeçar është plagosur rëndë, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Robert Zhvarc’ në Tiranë, ku fëmija me iniciale A.T ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.
Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.





