"Rally Albania 2013" shpall fituesit
Triumfojnë shqiptari Sina dhe italiani Konsentino
DURRES, 15 qershor 2013 – Eshtë mbyllur në orët e mbrëmjes të së premtes, edicioni i 9-të i "Rally Albania 2013", i cili u zhvillua në një kopleks privat tek Shkëmbi i Kavajës (Komuna e Rrazhbullit). Ky edicion ka magjepsur për plot tetë ditë rresht 130 pilotët e 24 vendeve të ndryshme të botës. Pas një jave garë dhe rivalitet mes 130 garuesish Renti Sina, është kurorëzuar me titullin kampion për garat me makinë, ndërsa Andrea Cosentino e Eduart Jerak për motorrat me dy e katër rrota.
Fituesi i edicionit të 9-të për garat me makina, tregon se për të gjashtin vit rresht rrëmben vendin e parë. Ndërsa shpjegon se itinerari që kanë ndjekur në këtë ediocion ka qenë mjaft i vështirë.
" Ka qenë një garë sa emocionuese, po aq e vështirë. Jam shumë i lumtur që për të gjashtin vit triumfova, duke rrëmbyer vendin e parë", tha Sina.
Ky ediconin për organizatorin e "Rally Albania" Edvin Kasimati konsiderohet si më i sukseshmi në raport me vitet e kaluara.
"Ky ediocion mund të mbahet mend si edicioni më i sukseshëm, jo vetëm për shkak të numrit të madh të pilotëve por edhe të numrit të madh të shteteve pjesmarrëse. Gara e këtij viti, shënoi incidente të vogla nga garuesit, ndërkohë që gati 10 për qind e tyre nuk arritën ta përfundonin atë në kohë. "Rally Albania" është një aktivitet i cili në vetvete ka si synim krahas garës edhe promovimin e bukurive natyrore e turistike të Shqipërisë", tha në fjalën e tij organizatori i kompeticionit Edvin Kasimati.
Për tetë ditë radhazi, pilotët nga shtete si Italia, Greqia, Anglia, Gjermania,Estonia, Sllovakia, Polonia, Finlanda, Australia, Danimarka, Holanda, Bullgaria etj, garuan në një terren të vështirë, sa malor aq kodrinor, sa fushor, por aq edhe të vështirë. Përgjatë 8 ditëve, 130 pilotët kaluan nëpër Durrës, Peshkopi, Mat, Librazhd, Pogradec, Voskopojë, Mali i Dajtit apo në lumin e Devollit, duke përshkruar plot 1750 kilometra emocionuese.
Çmimi për motorra
çmimi parë Andrea Cosentino Itali
çmimi dytë Vasilis Boudros GR
çmimi tretë Christian Pastori It
Çmimi për motorra me katër rrota
çmimi parë Eduart Jerak SI
çmimi dytë Zornica Todorova BG
çmimi tretë Gerben Lieverdink NL
Çmimet për Makina
çmimi parë Renti Sina Shqipëri
çmimi dytë Josef Machacek CZ
çmimi tretë Drin Shkreta , Sokol Feka Shqipëri
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





