DURRES, 15 qershor 2013 – Sekretari i përgjithshëm i FRD-së Gazmend Oketa i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Durrës vazhdon takimet e përditëshme me qytetarë të zonave të ndryshme.

Gazmend Oketa, Sami Gjergji, si dhe kandidatët e tjerë për deputetë të qarkut Durrës janë takuar edhe me banorë të Shkozetit, Krujës, Shënavlashit, Xhafzotaj, fshatit Bubq, si dhe të zonës së ish-kënetës .

Oketa dhe Gjergji, si dhe pjesa tjetër e ekipit të FRD-së qarku Durrës, i kanë ftuar bashkëbiseduesit të mbështesin FRD-në si alternativë e re, e cila ka hyrë në skenën politike shqiptare për të ndërtuar shtetin dhe për të vënë pushtetin në shërbim të qytetarëve.